LAJMI I FUNDIT:

Veliaj: Abonim falas për studentët, subvecionim me 50% të kostos së konvikteve në Tiranë

Veliaj: Abonim falas për studentët, subvecionim me 50% të kostos së konvikteve në Tiranë

Bashkia e Tiranës do të subvencionojë 50% të kostos së konvikteve, si dhe do të japë abone falas për të gjithë studentët. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili u bë publik nga kryebashkiaku, Erion Veliaj. Vendimi ka të bëjë me faktin e pasojave ekonomike që po ndihen edhe në vendin tonë, si pasojë e luftës në Ukrainë

Kryebashkiaku i Tiranës, tha se kompensimi i biletës së pajtimit mujor të përgjithshëm për studentët do të vlejë për të gjitha linjat e transportit qytetës në Bashkinë e Tiranës për periudhën tetor 2022 – qershor 2023. Ndërkaq, pajisja e studentëve me abone studenti, do të bëhet falas nëpërmjet sistemeve elektronike të Kartës së Studentit.


“Për të gjithë studentët që kanë Kartë Studenti, mjafton paraqitja e kartës së studentit në pikat ku japim abonetë falas. Ne duam që ata ta marrin fizikisht abonenë me kartën e studentit, që kompanitë e transportit të mos i bien me top sepse nuk janë lekët tona, ndaj duhet t’i japim me transparence, që të sigurohemi që çdo student që e përdor abonenë të subvencionohet duke ia çuar ne pagesën kompanisë dhe jo studenti. Do kërkojmë që studentët ta marrin kartën e studentit, e cila jepet falas, në të gjitha fakultetet tona, pastaj me kartën e studentit të marrin abonenë. Ne numërojmë të gjitha abonetë e dhëna dhe në fund të çdo muaji, bashkia do të bëjë rimbursimet tek kompanitë, që studentët ta kenë transportin falas”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku informoi se studentëve do u lehtësohet edhe tarifa e konviktit, gjysmën e të cilës do e paguajë bashkia.

“Të njëjtën gjë po bëjmë edhe për koston e konvikteve. Duam ta subvencionojmë 50%. Një rrugë më pak ose një investim më pak, të cilin mund ta bëjmë edhe vitin tjetër, kur të mbarojë kjo luftë e mallkuar dhe ky inflacion i mallkuar, që s’e kemi ne në dorë, por ama studentët i mbrojmë sot me transport falas dhe konvikte me 50% të kostos”, nënvizoi ai, njofton rtsh.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori