Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka deklaruar se mbështetja për grupin paraushtarak rus “Wagner” nga ekstremistët e krahut të djathtë në Serbi është vazhdim i pranisë të mercenarëve serbë në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
Vela ka thënë se marrëveshja e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ekstremistët e krahut të djathtë synon ta destabilizojë rajonin.
“Marrëveshja e regjimit të Vuçiqit me ekstremistët e krahut të djathtë synon të destabilizojë rajonin. Shprehja e mbështetjes për ‘Wagner’ nga ekstremistët e krahut të djathtë në Serbi është vazhdim i pranisë gjithnjë në rritje të mercenarëve nga Serbia në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”, ka shkruar Vela në rrjetin social Twitter, transmeton Telegrafi.
Expression of support for Wagner by right-wing extremists in #Serbia is continuation of the ever increasing presence of mercenaries from SRB on #Russia’s side in the war against #Ukraine.
Vučić’s regime collusion with the right-wing extremists is aimed to destabilize the region. pic.twitter.com/3gWvvylVGD
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) January 14, 2023
Vela në Twitter ka publikuar edhe foto të grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner”.
Edhe kryeministri Kurti në një intervistë për median holandeze NRC, ka thënë se “pjesëmarrësit e protestave në veri sillen me autobusë nga Serbia në mënyrë që ata të jenë udhëheqës të barrikadave. kemi prova se këta janë persona të maskuar me simbole të grupit paramilitar rus ‘Wagner’, ‘Ujqit e Natës’, kjo një bandë ruse e motoristave besnikë ndaj Putinit, dhe të ashtuquajturës ‘Brigada e Veriut’”.
Kurti thotë se nuk mund t’i publikojë provat, për shkak se “pozicioni se nga ku janë marr fotot dhe videot mund të zbulojë burimet tona”.
Ai i dërgoi ato në prokurori. “Ne do të duhet të vendosim sundimin e ligjit në veri të Kosovës për të penguar paligjshmërinë që po ndodh atje”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kasami: Afatet për ndryshimet kushtetuese kanë qenë në një kontekst të caktuar
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025