Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka ironizuar sot lidhur me një paraqitje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili thekson se babai i tij është Angjellko.

Vela në një postim në X i rekomandon Vuçiqit që të bëj testin e ADN-së.


“Kot e ke pa e bo testin e poligrafit dhe ADN-së...", ka shkruar Vela në X.

Ndërkaq, pas këtij postimi Velës i ka reaguar deputetja e Kuvendit të Serbisë, nga radhët e partisë së Vuçiqit, Danijela Vujiçiq.

Ndryshe, vet Vuçiq, gjatë një emisioni në Serbi kishte deklaruar se “Musliu nuk është babai im, babai im është Angjellko”.

/Telegrafi/