Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin dhe golat në Superligën e Turqisë me skuadrën e Fenerbahces.

Sulmuesi i Kosovës shënoi gol në ndeshjen e tij debutuese me Fenerin në Superligën e Turqisë ndaj Gaziantep.


Megjithatë, Muriqi nuk është ndalur aty dhe ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e javës së dytë ndaj Istanbul Basaksehir.

Shtatlarti prizrenas ka shënuar gol të bukur në minutën e 77-të të ndeshjes.

Ky gol i Muriqit ishte krucial për ekipin e tij pasi barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit të tij.

Goli i 25-vjeçarit erdhi falë asistimit të mirë të Tolga Cigerci. /Telegrafi/

https://twitter.com/FenerVidyo/status/1165359062990696449

telegrafi sport app