Vedat Muriqi shënon një supergol ndaj Istanbulspor në ndeshjen lamtumirëse të legjendës Emre Belozoglu

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka nisur me gol fushatën përgatitore me klubin e tij turk, Fenerbahcen.
Sot (e shtunë) gjatë ditës, legjenda turke Emre Belazoglu konfirmoi pensionimin nga futbolli i luajtur në moshën 39-vjeçare.
Për nder të pensionimit të tij, Fenerbahce e caktoi një ndeshje miqësore para-sezonale me klubin Istanbulspor.
Në këtë ndeshje fitore shënoi pikërisht klubi i madh ‘Kanarinat e Verdha’ me rezultat të thellë 4-0.
Njëri nga golat apo më saktë i dyti i Fenerbahces erdhi nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi shënoi një supergol nga distanca në minutën e 37-të për 2-0 dhe ky ishte një gol i bukur për lamtumirën e legjendës Belazoglu.
Golin e sulmuesit prizrenas mund ta shihni nga minuta 2:55. /Telegrafi/





































