LAJMI I FUNDIT:

Veçantitë e lahutës shqiptare

Veçantitë e lahutës shqiptare

Ermal Sela

Lahuta përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark në kontinentin evropian. Sipas studiuesve lahuta ka vjetërsi Iliro – Arbërore, e cila vjen në ditët tona e pa ndryshuar.

Lahuta ka pasur dhe ka një jetë aktive tek shqiptarët të cilët jetojnë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Lahuta e përdorur nga shqiptarët dallon nga Lahuta e popujve të tjerë nga përmasat, simbolika, figurat mitike dhe gdhendjet e artit arkaik popullor, duke ofruar pamje me interes dhe befasuese.


Eposi i Kreshnikëve dhe lahuta janë monumenti më i madh i poezisë gojore shqiptare. Së fundmi, po përgatitet dosja e Eposit të Kreshnikëve mbarë shqiptare, e cila për shkak të mos futjes së Kosovës në UNESCO ka vonuar procedurat e aplikimit.

Megjithëse Serbia ka aplikuar për pranimin e “gusles” si trashëgimi shpirtërore të sajën, kjo nuk e zbeh aspak madhështinë e lahutës të përdorur nga shqiptarët.