LAJMI I FUNDIT:

“Veç je i sëmurë se ta kisha tregu vendin”, Enver Dugolli pretendon se u kërcënua nga Bekë Berisha

“Veç je i sëmurë se ta kisha tregu vendin”, Enver Dugolli pretendon se u kërcënua nga Bekë Berisha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, se e ka kërcënuar verbalisht në mbledhjen e së martës.

Sipas tij, Berisha e ka shfrytëzuar momentin kur mediat nuk kanë qenë të pranishme në sallën ku po mbahej mbledhja e Komisionit, për të bërë shkelje ligjore duke ndezur cigare në ambientet e Kuvendit.

Në një deklarim për media, Dugolli ka thënë se deputeti Dimal Basha ka kërkuar nga kryetari i Komisionit që ta fikë cigaren, por i njëjti “jo vetëm që nuk e fiku cigaren, por me sjellët e tij tregonte një sjellje të një njeriu të fortë e me muskuj që bën çka të dojë e sillet si të dojë”.


“Filloi ta humbë arsyen dhe argumentin. Në momentin që nuk mori përgjigjet politike që dëshironte nga drejtori i Policisë së Kosovës, kur e mora fjalën më kërcënoi verbalisht në prezencë me fjalët se ‘vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha tregu vendin këtu’ që ishte kërcenim verbal”, ka deklaruar ai.

Deputeti Dugolli tutje është shprehur se të gjithë anëtarët e Komisionit dhe drejtuesit e policisë që ishin në mbledhje, mund ta dëshmojnë gjuhën fyese dhe kërcënuese të përdorur nga deputeti Berisha.

Më tej, ai ka paralajmëruar se do t’i ndjekë hapat e mëtutjeshëm ndaj Bekë Berishës.

“Për shkak të kërcënimit verbal të vazhdueshëm ndaj deputetëve të komisionit, unë do t’i ndjek procedurat e duhura parlamentare dhe do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit për adresimin e masave disiplinore ndaj Bekë Berishës, kryetar aktual i Komisionit”.

Telegrafi ka provuar disa herë që të kontaktojë me deputetin Berisha për ta pyetur lidhur me këto akuza, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefonata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori