LAJMI I FUNDIT:

Vë në shitje veturën e ish të dashurit, me një përshkrim qesharak (Foto)

Vë në shitje veturën e ish të dashurit, me një përshkrim qesharak (Foto)

Lauren Mason nga Britania e Madhe, e ka vënë në shitje përmes internetit veturën që i përkiste ish të dashurit të saj.

Ajo kërkon afro pesëmijë euro për këtë Skoda Fabia, të cilin e konsideron të veçantë, sepse ishte e vetmja gjë më të cilën është marrë i dashuri i dikurshëm, transmeton Telegrafi.

Madje, thotë se i përket një koleksioni të limituar prej njëmijë veturash, vetëm që të tallet me të.


“Qëndronte gjatë tërë kohës në garazh dhe punonte në këtë makinë, që e donte më shumë se mua. Tani që iku, nuk e dua as veturën e tij dhe ja ku e keni”, shkruan Mason lidhur me rastin.

Në këtë formë ajo ka dashur të tregojë se gjithmonë ishte në rend të dytë, derisa e tërë vëmendja ishte te modeli Fabia, që megjithatë është në gjendje të mirë. /Telegrafi/