LAJMI I FUNDIT:

Vdiq profesori i shquar Shyqri Kelmendi

Vdiq profesori i shquar Shyqri Kelmendi

Ka ndërruar jetë profesori i shquar Shyqri Kelmendi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Kelmendi ishte ndër shqiptarët më të ditur në fushën e Mineralogjisë dhe Xehetarisë.


“Sigurisht ka qenë ndër njohësit më të thellë të Trepçës, të mundësive të saj dhe rrugës që do të duhej të ndiqte ky gjigand që të shndërrohej në një ndër shtyllat zhvillimore të vendit”.

“Jam me fat që kam bashkëpunuar me të në kohëra të ndryshme dhe kapacitete të ndryshme por edhe që mund ta quaj profesorin mik e shok. Takimet me të kanë qenë çdoherë kënaqësi e veçantë njerëzore por edhe intelektuale. Do të na mungojë të gjithëve intelektuali, profesori, profesionisti i shquar por edhe njeriu me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, e ish studentëve të shumtë”, ka shkruar Murati.

Shyqiri Kelmendi, përveç kontributit në lëmin e shkencës dhe të mësimdhënies, ka qenë në pozita udhëheqëse menaxheriale dhe së fundi në Bordin e përkohshëm të Trepçës.

Për shunë vite ishte mësimdhënës i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurigjisë në Mitrovicë, poashtu ushtronte këtë veprimtari edhe në kolegje tjera.

Prof. Kelmendi bënte pjesë si shqiptar i vetëm në akademinë ndërkombëtare në lidhje me minierat nëntokësore, ai ka të botuar disa libra universitar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori