Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar së në 24 orët e fundit, katër pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit nga ky spital, nga katër pacientët e vdekur, dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19, kurse dy të tjerët kanë qenë të dyshuar.


Ndërkaq duke u trajtuar në këtë spital janë 51 pacientë me coronavirus.

Njoftimi i plotë:Të nderuar, •Raporti 24 orësh për spitalin e Gjakovës, date 28.07.2020 ora 8 gjendja është: • 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid • 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV , • 31 pacientë të pakonfirmuar, • 32 pacientë me oksigjeno terapi, • 2 pacientë CPAP maske. . 4 pacientë janë në gjendjes kritike • 4 pacientë kanë vdekur (2 pozitiv në Covid-19 dhe 2 të dyshuar për Covid) 1. Q.F. viti i lindjes,1959,Bellacerk, Malisheve 2. S.D. viti i lindjes, 1940, Gjakovë 3. S.H. viti i lindjes , 1944,Cërmjan, Gjakovë 4. D.D. viiti i lindjes , 1937, Damjan Gjakovë •3 mjek janë Covid pozitiv dhe 7 infermiere covid pozitiv dhe 1 stafe teknik. Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve ! /Telegrafi/