Kanë humbur betejën me coronavirusin edhe dy pacientë të infektuar që po trajtoheshin në Klinikën Infektive, njëri prej të cilëve ishte 41-vjeç dhe pa sëmundje tjera shoqëruese.
Infektologia, Sadije Namani e cila është për momentin është në krye të kësaj klinike, deri në caktimin e një ushtruesi të detyrës së drejtorit, ka bërë të ditur se për momentin në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 88 pacientë, prej të cilëve 57 me oksigjeno terapi dhe dy të intubuar.
“Nga raporti i fundit, ne i kemi gjithsej 88 pacientë që po trajtohen në Klinikën Infektive. Prej tyre 57 janë me oksigjeno terapi, dy pacientë janë të intubuar, me respirator dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë . Rastet që kanë ndërruar jetë fatkeqësisht ka qenë një i ri 41 vjeçar nga Komuna e Prishtinës, i cili ka ndërruar jetë ditën e 9 pas hospitalizimit, edhe një i moshuar 85 vjeçar, edhe ky në fund të javës së dytë të hospitalizimit, ditën e 13 ka ndërruar jetë. I pari ka 1979 i lindur në Komunën e Prishtinës i dyti 1935 nga Prishtina po ashtu”, tha Namani.
Siç tha Namani, 41-vjeçari nuk ka dhënë të dhëna për sëmundje shoqëruese, ndërkaq i moshuari ka pasur sëmundje shoqëruese.
Sa i përket variantit të ri të COVID-19, Namani theksoi se në Klinikën Infektive nuk ka pasur pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me variantin e ri të virusit.
Infektologia Namani foli edhe për rastet e riinfektimit me coronavirus, ku tha se janë duke i hulumtuar këto raste.
“Gjithsej kanë qenë katër në Klinikën Infektive, se mendimi im personal është se duhet me u verifiku nëse ata vërtetë kanë pasur virus para disa muajve. Dy rastet me riinfektion njëri i pranuar sërish pas disa muajve dhe tjetri një herë, mendoj se në testimet e para pa manifestime klinike me një mostër pozitive dhe ritestim negativ, nuk kanë pasur infeksion me Sars-Cov2”, tha Namani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës