LAJMI I FUNDIT:

Vdesë nobelisti V.S. Naipaul

Vdesë nobelisti V.S. Naipaul

V.S. Naipaul, një nga emrat e njohur të letërsisë botërore, është shuar në moshën 85-vjeçare.

I lindur në Trinidad dhe Tobago, më 17 gusht 1932, nga prindërit indianë, zgjodhi Anglinë si atdheun e tij të dytë dhe anglishten si gjuhën e tij të parë. Romanet dhe librat e tij me mbresa udhëtimesh hyjnë ndër veprat më magjepse të letërsisë moderne.


I njohur për shpërthimet e papritura kundër vulgaritetit te kulturës sipërfaqsore, shpesh kishte periudha të gjata melankolie kohë kur e brente dyshimi për kotësinë e shkrimit të librave.

Naipaul fitoi çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2001. /Telegrafi/