LAJMI I FUNDIT:

Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës, Byrhan Buçinca

Vdes zyrtari i Kuvendit të Kosovës, Byrhan Buçinca
Kuvendi i Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka vdekur koordinatori për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës, Byrhan Buçinca.

Kusari-Lila ka vlerësuar lartë profesionalizimin e Buçincës në administratën e Kuvendit të Kosovës.

E para e deputetëve të LVV-së ka thënë se Buçinca ka dhënë shembullin se si duhet t’i shërbehet vendit.


“Sot morëm lajmin e hidhur që Byrhan Buçinca, Koordinatori për Çështje Elektromekanike në Kuvendin e Kosovës, nuk është më në mesin tonë. Byrhani si punëtor i zellshëm dhe në krye të detyrave që i janë parashtruar do t’i mungojë Kuvendit të Kosovës, administratës, dhe deputetëve të zgjedhur të popullit, të cilët në qendër të punës së tyre e kishin profesionalizmin e tij. Burahnin do ta kujtojmë si njeri të urtë, e dashamirës, por edhe si njeri që ka kanë dhënë shembullin se si duhet t’i shërbehet vendit dhe institucioneve të tij.

Si Grup Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Buçinca, dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e tyre, që njëherazi është edhe humbje e jona si shoqëri.

U prehtë në paqe Byrahn Buçinca, e u kujtoftë përherë njerëzia dhe e puna e tij”, ka shkruar Kusari Lila./Telegrafi/