Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë shtetasi i huaj që ishte i hospitalizuar në QKUK që nga data 09.03.2026.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë.


“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte i hospitalizuar që nga data 09.03.2026”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/