Një grua 56-vjeçare ka humbur jetën të enjten në Ferizaj, pasi në rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35, në rrugën “12 Qershori”, në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Zenel Hajdini”.


“Sot, më 08.08.2025, kemi pranuar një informatë se një person i gjinisë femër, e moshës 56-vjeçare, në rrethana ende të panjohura, ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi”, tha Veseli.

Sipas tij, njësitet policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa gruaja është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithë përpjekjet e mjekëve, pak minuta më vonë është konfirmuar vdekja e saj./Telegrafi/