Ish-trajneri i Leicester Cityt, Craig Shakespeare, ka vdekur në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Shakespare, i cili ishte asistent i Claudio Ranierit gjatë triumfit të paharrueshëm të Leicester Cityt në Ligën Premier në vitin 2016, u diagnostikua me kancer vitin e kaluar dhe tha se po merrte trajtim.
Megjithatë, në një deklaratë të lëshuar në emër të familjes së tij nga Shoqata e Menaxherëve të Ligës Premier, konfirmohet se Shakespeare ka vdekur.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Craig Shakespeare, ‘SHAKEY’. Craig ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja e tij”.
“Ndërsa familja është jashtëzakonisht krenare për arritjet e tij në futboll si lojtar dhe trajner, për ne, familjen e tij, ai do të jetë gjithmonë një bashkëshort, baba, bir, vëlla dhe xhaxha i dashur”.
“Humbja është shkatërruese për të gjithë ne dhe ne do të kërkojmë që të jepet privatësia në këtë kohë tepër të vështirë, ndërsa përpiqemi të pajtohemi dhe të mbajmë zi për humbjen e një personi shumë të veçantë”.
“Familja dëshiron të falënderojë dhe të pranojë lutjet dhe urimet e shumta të dërguara gjatë muajve të fundit të vështirë, shumë prej të cilave ne nuk ishim në gjendje t’u përgjigjemi, por të gjitha kishin shumë rëndësi për Craig dhe familjen”, thuhet në njoftim.
The League Managers Association is deeply saddened by the passing of LMA Member Craig Shakespeare at the age of 60.
Full statement ➡️ https://t.co/VaI8pCQgXt pic.twitter.com/DiTOguxnDM
— LMA (@LMA_Managers) August 1, 2024
Vitin e kaluar, Leicester City njoftoi se Shakespeare po i nënshtrohej trajtimit pasi u diagnostikua me kancer.
Shakespeare, i cili e filloi karrierën e tij si lojtar në Walsall, do të vazhdonte të luante për Sheffield Wednesday, West Brom dhe Grimsby Town përpara se të kalonte në Scunthorpe United, Telford dhe Hednesford Town.
Ai do të bëhej menaxher i përkohshëm në ish-klubin West Brom, gjashtë vjet pasi kishte varur këpucët në vitin 2000.
Një karrierë e suksesshme 17-vjeçare në trajnim do të pasonte në një sërë klubesh, duke përfshirë Leicester, Hull City, Watford, Aston Villa, Everton dhe Norwich City. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame