Ylli i “Cosby Show”, Malcom-Jamal Warner, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Ky lajm u konfirmua nga një burim pranë tij për People. Burimi konfirmoi se Warner ishte në Kosta Rika me pushime familjare dhe u mbyt ndërsa notonte.


Policia e Kosta Rikës i tha ABC News se Warner u mbyt pranë Cocles, një plazh në Limon. Siç pretendojnë ata, ai u kap në një rrymë të fortë dhe u gjet dje.

Foto: Instagram/Screenshot

Shkaku i vdekjes së tij, sipas policisë, ishte asfiksia.

Warner mbeti i njohur për publikun për rolin e tij si Theodore Theo Huxtable, djali i Cliff Huxtable i luajtur nga Bill Cosby në serialin komik "The Cosby Show".

Karriera e tij filloi që fëmijë dhe u zgjodh nga vetë Bill Cosby për rolin e Theo Huxtable në ‘The Cosby Show’. Ai u nominua për një çmim Emmy në vitin 1986, të njëjtin vit kur prezantoi një episod të "Saturday Night Live".

Pas “The Cosby Show”, luajti në serialin komik “Malcolm & Eddie” si dhe në serialin “Reed Between the Lines”.

Ai gjithashtu pati role në "Here and Now", "The Fresh Prince of Bel-Air", "Listen Up", "Community", "American Horror Story: Freak Show", "American Crime Story" dhe "Suits". /Telegrafi/