LAJMI I FUNDIT:

Vdes kompozitori Michel Legrand

Vdes kompozitori Michel Legrand

Kompozitori i njohur francez, Michel Legrand, fitues i tri çmimeve Oscar gjatë karrierës së tij, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Çmimin e parë Oscar, Legrand e kishte fituar në vitin 1969 për këngën “The Windmills of Your Mind” nga filmi “The Thomas Crown Affair”. Ai po ashtu gjatë karrierës kishte fituar edhe pesë çmime Grammy..


“Legrand kishte planifikuar të mbante koncert në Paris në prill”, tha zëdhënësi i tij.

Në vitet e ‘60-ta, fillimisht kishte filluar punën si organizator. Gjatë karrierës së tij të gjatë, kishte bashkëpunuar me emrat e famshëm, si: Miles Davies, Ray Charles, Jean Cocteau, Frank Sinatra, Edith Piaf…