LAJMI I FUNDIT:

Vdes aktori Peter Fonda

Vdes aktori Peter Fonda

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”, njoftuan dje familjarët, për vdekjen e aktorit të famshëm.


Peter Fonda vdiq në moshën 79 vjeçare. Ai u bë i famshëm nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi edhe menaxheri i tij, Alan Somers.

79-vjeçari vdiq si pasojë e kancerit në mushkëri, në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ai ishte i biri i aktorit të famshëm Henry Fonda dhe vëllai i aktores Jane Fonda. Me aktrim merret edhe e bija e tij, Bridget Fonda.

Dhembje për vdekjen e tij kanë dhënë shumë emra të njohur të botës së filmit, si: regjisorët Ava DuVernay dhe John Carpenter, aktoret Mara Wilson dhe Illeana Douglas, aktorët Cary Elwes, Billy Baldwin, Angus Macfadyen etj. /Telegrafi/