LAJMI I FUNDIT:

Bie nga objektit ku punonte, vdes 48-vjeçari në Prizren

Bie nga objektit ku punonte, vdes 48-vjeçari në Prizren

Pasditen e së premtes në Prizren, një 48-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar për Telegrafin se viktima u dërgua në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, por nuk u mbijetoi plagëve.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër  derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra”.


“Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni. Për rastin është  informuar  prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.”, ka thënë Bytyqi./Telegrafi/