“Niveli i vdekshmërisë foshnjore për të dyja gjinitë në Shqipëri është 653 për 100 mijë banorë, i cili është dukshëm më i lartë se në Greqi dhe Slloveni me 465 secila, por i krahasueshëm me Malin e Zi dhe Maqedoninë, respektivisht 637 dhe 682 vdekje për 100 mijë banorë”, përcaktohet në studimin e ISHP-së.

Në lidhje me vdekshmërinë foshnjore, ndonëse është ulur ndjeshëm ndër vite, përsëri mbetet në nivele të larta. Sot ajo llogaritet, për meshkujt, 9.2 vdekje për 1000 lindje dhe për femrat, 6.5 për 1000 lindje.


“Vdekshmëria e fëmijëve nën moshën pesëvjeçare është dy herë më e lartë në zonat rurale sesa ato urbane”, saktëson raporti. /Shekulli/