LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet – ky është versioni i policisë!

Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet – ky është versioni i policisë!

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i përket vdekjes së nënës 35-vjeçe dhe foshnjës së saj, të porsalindur, në maternitetin “Koço Glozheni”.

Sipas policisë rreth orës 06:00, mjekët e këtij spitali kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës.

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vdesin nëna dhe foshnja në maternitet
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Tiranë, vdesin nëna dhe foshnja në maternitet

Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit policët kanë konstatuar derën e pavionit të dëmtuar si dhe xhamat.


Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion.

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes policia ka marrë vëllain e viktimës në komisariat për një deklaratë.

Po ashtu, sipas policisë, rreth orës 07:00 mjekët e spitalit kanë njoftuar se ka vdekur edhe nëna 35-vjeçe Aida Koçi, banuese në Tiranë.

Dy prokurorë ka tërhequr regjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qenë në punë./tvklan.al

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Lajme
Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Kronika e Zezë
Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Lajme
A mundet një person në moshë madhore të diagnostikohet me autizëm? Shpjegon psikologia Deva

A mundet një person në moshë madhore të diagnostikohet me autizëm? Shpjegon psikologia Deva

Shëndetësi
Kalo në kategori