LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 9 vjeçarit në Klinikën e fëmijëve, Inspektorati: Nuk ka pasur mangësi në trajtimin mjekësor

Vdekja e 9 vjeçarit në Klinikën e fëmijëve, Inspektorati: Nuk ka pasur mangësi në trajtimin mjekësor

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka konstatuar se nuk ka pasur mangësi në trajtimin e fëmijës nëntë vjeçar nga fshati Peshirovë afër Sveti Nikolskos, në institucionet shëndetësore ku ai është trajtuar.

Ministria e Shëndetësisë informoi se nga vëzhgimi i inspektoratit, rezultoi se më 14 janar fëmija fillimisht shkoi për ekzaminim te mjeku amë. Ai ankohej për dhimbje barku, të vjella, kollë dhe temperaturë të lartë, 39 gradë, e cila e mbante zgjuar gjithë ditën dhe natën.

“Janë kryer analizat laboratorike dhe i është dhënë terapia me infuzion, gjatë së cilës fëmija ka shfaqur përgjumje me reagim të dobët ndaj të folurit, dhe për këtë arsye është dërguar në Spitalin Klinik të Shtipit. Aty janë kryer teste laboratorike dhe një skanim i kokës, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes fëmija me autoambulancë është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, ku ka mbërritur gjysmë ore pas orës 20. Për shkak të gjendjes së përgjithshme të rëndë, ka filluar menjëherë rihidrimi dhe korrigjimi i parametrave biokimikë. Dy orë më vonë, gjendja e fëmijës u përkeqësua më tej me ndalim të frymëmarrjes. Kështu që filloi reanimacioni, por fatkeqësisht gjendja e fëmijës vazhdoi të përkeqësohej dhe fëmija ndëroi jetë pas një ore”, thonë nga Inspektorati.


Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori