Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Goleshit në Drenas të premten dhe ende nuk është shuar.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, i cili tha se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe.


"Zjarri është ende aktiv, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë nga zjarri. Terreni është i vështirë dhe pas qasje të automjeteve të zjarrfikjes. Vende - vende edhei pa qasshëm për zjarrfikës", pohoi Gashi.

Ndryshe, pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme të malit, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe sigurinë e zonave përreth. /Telegrafi/