Vazhdon shkëlqimi i Haaland, realizon het-trik te Salzburgu

Erling Braut Haaland po vazhdon të tregojë formë të lartë edhe në Superligën e Austrisë.
Ylli i Red Bull Salzburg ka arritur të realizojë het-trik në përballje ndaj Wolfsberger në këtë fundjavë.
Golin e parë, Haaland e realizoi në minutën e katër nga një asistim i Minaminos, e që ishte i vetmi në pjesën e parë.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola për talentin norvegjez që është shndërruar në sensacionin më të ri në Evropë.
Haalanda e shënoi golin e tij të dytë në këtë takim në minutën e 77-të, derisa het-trikun e kompletoi në të 88-në.
Forma e lartë e tij po vazhdon edhe në Ligën e Kampionëve, derisa është golashënuesi më i mirë me shtatë gola. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































