Shifrat zyrtare mbi arsimin e lartë referuar Institutit të Statistikave INSTAT në Shqipëri tregojnë se universitet po boshatisen nga viti në vit.
Në vitin akademik 2022-2023 u regjistruan gjithsej në arsimin e lartë 121,352 studentë në të gjitha programet e studimit.
Krahasuar me vitin 2021 ky tregues ka shënuar një rënie me rreth 2 për qind. Edhe pse akoma nuk ka shifra zyrtare mbi vitin e ri akademik 2023-2024, sipas njoftimit nga Ministria e Arsimi këtë vit janë ulur në auditore për herë të parë rreth 20 mijë studentë.
Megjithatë le të analizojmë tendencën e regjistrimeve ndër vite për të patur një panoramë sa më të qartë.
Referuar të dhënave të INSTAT që nga viti 2016-të, viti i fundit për të cilin disponohen shifra, deri në vitin 2022, tendenca paraqitet rënëse dhe nisur nga ritmi mund të themi se rënia ka qenë progresive. Rreth 96 mijë studentë të programit bachelor regjistroheshin në vitin 2016-të, ndërkohë që në vitin 2022 ky tregues ishte rreth 71 mijë.
Por si paraqiten të dhënat për universitetet private? Sipas të dhënave vërehet një rritje e numrit të regjistrimeve në arsimin e lartë privat që nga viti akademik 2016-2017. Në arsimin e lartë privat janë regjistruar vitin e kaluar 15,793 studentë nga 15,388 studentë në vitin 2021. Ndërkohë, kjo shifër për vitin 2016 regjistrohej në rreth 14 mijë studentë.
Biznesi, administrimi dhe ligji vijojnë të jenë të preferuarat e studentëve pasi kanë patur edhe numrin më të lartë të regjistrimeve në vitin akademik që lamë pas me 30,713 studentë.
Inxhinieria dhe shëndetësia po ashtu duket se vazhdojnë të tërheqin studentë, pasuar nga degët të cilat lidhen me teknologjinë e informacionit. Nga ana tjetër, degët më pak të prefruara dhe që kanë numrin më të ulët të regjistrimeve janë bujqësia dhe shkencat ekzakte, ku këto të fundit kanë prekur minimumin e regjistrimeve për vitin e ri akademik 2023-2024.
‘Scan Intel’ ka analizuar gjithshtu të dhënat sa i përket studentëve të regjistruar për çdo fakultet në arsimin publik. Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës kanë shënuar numrin më të lartë të regjistrimeve për vitin që lamë pas, pasuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Alarmante paraqiten shifrat sa i përket Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, i cili vitin e kaluar ka regjistruar gjithsej vetëm 609-të regjistrime.
Kjo mund të jetë e ndikuar edhe nga faktorët demografikë. Le të rikujtojmë shifrat e INSTAT të cilat flasin për një plakje të popullsisë në këtë qark dhe gjithashtu për një rënie drastike të numrit të lindjeve. Por jo vetëm në këtë qark ka ndikuar ky faktor. Emigrimi dhe faktorët demografikë padyshim kanë ndikuar ndikuar në rënien e numrit të regjistrimeve.
Le të përmendim se kjo rënie e numrit të regjistrimeve do të shoqërohet me rënie të pagesave të tarifave, gjë që patjetër do të reflektohet edhe në rënien e të ardhurave të universiteteve të cilat mbulojnë pagesat e stafit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje