LAJMI I FUNDIT:

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar përplasjen e saj virtuale me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Bajrami e Murati gjatë ditës së djeshme përmes postimeve në rrjetet sociale drejtuan akuza ndaj njëri tjetrit lidhur me procedurat e prokurimit për kontratat njëburimore.

Ishte fillimisht ministri Murati ai i cili akuzoi opozitën për shpifje e propagandë lidhur me këtë temë.


Murati e përmendi gjithashtu faktin se vitet e kaluara kanë shënuar nivele më të larta të përdorimit të kësaj metode, duke përmendur vitet 2008 dhe 2015, kur në qeverisje ishte koalicioni PDK-LDK.

E pas kësaj ka reaguar deputetja Hykmete Bajrami. Bajrami ka paraqitur të dhëna konkrete për kontratat e lidhura në periudhën 22 mars 2021 – 1 shtator 2024, të cilat janë të disponueshme për publikun.

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Lexo po ashtu Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

“Ku janë shpifjet? Ku është propaganda?” pyeti Bajrami në reagimin e saj, duke iu drejtuar ministrit Murati. Ajo theksoi se të dhënat janë të qarta dhe të verifikueshme.

E pas kësaj ka reaguar sërish ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka shkruar se Bajrami është zmbrapsur.

Ministri tutje ka shtuar se me deputeten Bajrami dallimin e kanë tek fakti se kontratat e negociuara janë të ligjshme, ndërkaq për Bajramin dhe një pjesë të opozitës janë të paligjshme dhe hajni.

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Lexo po ashtu “Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Por kjo përplasje nuk mbaroi këtu. Deputetja Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur sërish ministrit Murati.

Bajrami ka shkruar se të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg.

“Hekuran, unë nuk zmbrapsem asnjëherë. Por, për mua politika nuk është skenë, unë kur reagoj kundër korrupsionit nuk jam në rol, mua askush nuk me shkruan skenar as statuse.

Unë bëj detyrën time sipas besimit të qytetarëve, që e kam marrë në pesë palë zgjedhje.

Pra për dallim prej teje unë nuk mbroj askënd, sipas meje të gjithë të korruptuarit pa dallim duhet të përfundojnë në burg”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

“Kosova ka bërë një hap historik”, Banka Botërore publikon një video për transformimin e Kosovës në donatore të IDA-s

Ekonomi
KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Ekonomi
Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

Eksploroni qytetin e dritave me ofertat speciale nga Prishtina Ticket!

Ekonomi
ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

ZRrE: Vendimi për çmimin e rrymës pritet të merret më 11 prill

Ekonomi
Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

Ekonomi
Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori