LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ikja e kompanive nga tregu rus, Shell do të ndalojë funksionimin e pikave të karburantit në këtë vend

Vazhdon ikja e kompanive nga tregu rus, Shell do të ndalojë funksionimin e pikave të karburantit në këtë vend

Kompania e naftës Shell ka njoftuar se do të ndalojë operimet e stacioneve të karburantit në Rusi pasi ajo tërhiqet nga vendi për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Sipas njoftimit të gjigantit të naftës, do të vazhdoj shitja e kompanisë Shell Neft në Rusi.


“Ne mund të konfirmojmë negociatat në vazhdim për shitjen e Shell Neft, e cila zotëron një rrjet shitjesh me pakicë dhe fabrikë të lubrifikantëve që ndodhet në Torzhok. Prioriteti ynë kryesor është siguria e njerëzve dhe operacioneve tona, ruajtja e punësimit dhe pajtueshmëria me legjislacionin rus”, theksohet kompania.

Operacionet e lokacioneve të shitjes me pakicë të kompanisë Shell, si dhe fabrika, do të pezullohen përkohësisht në ditët në vijim.

Po ashtu, ditë më parë, Shell pati njoftuar se do të tërhiqet plotësisht nga blera e naftë së papërpunuar nga Rusia. /Telegrafi/