LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon faza e dytë e larjes dhe dezinfektimit të rrugëve të Pejës

Vazhdon faza e dytë e larjes dhe dezinfektimit të rrugëve të Pejës

Ka vazhduar faza e dytë e larjes dhe dezinfektimit të rrugëve të Pejës, gjatë pasdites së sotme.

Komuna e Pejës ka angazhuar mekanizmat e Brigadës së Zjarrfikësve dhe ekspert të dezinfektimit në konsultim me autoritetet shëndetësore, sipas praktikave të parapara, në një kohë kur vendi po përballet me Pandeminë Covid 19.


Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës Dr. Petrit Loci, që është edhe Drejtues i Autorizuar i Kryetarit të Komunës Gazmend Muhaxheri, për Shtabin Emergjent të Pejës, në deklaratën e tij për ‘RADIO 1’, ka thënë se larja dhe pastrimi, vinë si fazë e dytë, që nga shpallja e Pandemisë para 3 javësh, përderisa ka shtuar se në këtë ndërmarrësi janë aktivizuar edhe drejtoratet përkatëse kompetente komunale, në koordinim me Drejtorin për Emergjencë, Mbrojtje dhe Shpëtim Muhamet Mahmutaj.

“Sot ka filluar faza e dytë në qarkun tre javor dhe kemi larë e dezinfektuar rrugët dhe trotuaret, me pikënisje nga Patrikana, Hidrodrini, apo thënë më saktë nga kyçja për në Grykën e e Rugovës e deri tek BT ‘Rrokaqielli’. Aksioni do të vazhdojë gjatë orëve në vazhdim dhe ditës së nesërme pandërprerë deri në dezinfektimin e të gjitha rrugëve. Normalisht janë kyçur edhe Drejtoratet kompetente si ai i Emergjencës, drejtori Mahmutaj dhe ai i Punëve Komunale, dhe pra, kjo Task-Forcë drejtohet me autorizim të kryetarit Muhaxheri. Procedura e larjes dhe dezinfektimit po realizohet nga Brigada e Zjarrfikësve.”-deklaroi Loci.

Tutje Loci ka shtuar se janë të pajisur me preparate të nevojshme për dezinfektim dhe se kjo po bëhet krahas larjes me ujë.

“Ne po zbatojmë rregullat sipas protokolit dhe rekomandimeve të OBSH-së për secilin detaj jetësorë e këtu përfshihet edhe përmbushja e kësaj ndërmarrësie mese të nevojshme. Unë i falënderoj qytetarët për kujdesin dhe bashkëpunimin me ne gjatë këtij aksioni, pra na kanë dhënë përparësi, nuk kemi pasur automjete të parkuara skaj dyerve, skaj rrugëve dhe kjo e ka bërë më të lehtë dhe efikas veprimin. Derisa larja e rrugëve ndodhë me faza rotative, objektet vitale institucionale, shëndetësore, komunale, të administratës dhe të tjera ku qytetarët kanë qasje të shpeshtë dezinfektohen në baza ditore.”shtoi Loci në ‘RADIO 1’.

Larja dhe dezinfektimi i rrugëve të Pejës do vazhdojë edhe nesër deri në përmbyllje të fazës II, për tju rikthyer më pas në formë të përsëritur kësaj praktike rotative, e që do quhet faza III./Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori