Mbrëmë vonë ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Dibër - Anët e Mavrovës, me pasojë vdekjen e një 64 vjeçari nga Gostivari, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur SPB e tetovës, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 23, në afërsi të fshtatit Skudrinjë, ndërkaq janë përplasur një veturë 'Opel Astra' me regjistrim të Gostivarit dhe një ''BMë'' me regjistrim të Strugës.


Shoferi i veturës 'Opel Astra' ka pësuar lëndime të rënda, prandaj edhe është transferuar në Ohr, mirëpo ka ndërruar jetë gjatë udhëtimit./Telegrafi/