LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përplasjet në Gjevgjeli për ujin e pijshëm

Vazhdojnë përplasjet në Gjevgjeli për ujin e pijshëm

Kryetari i Gjevgjelisë, Ivan Frangov, konsideron se problemi i pranisë së arsenit në ujin e këtij qyteti është një montim politik nga ana e organizatës joqeveritare ”Arsena”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kjo OJQ ka marrë para nga Sorosi, me qëllim njollosjen e imazhit të komunës që udhëheq. Frangov deklaron se laboratori i Selanikut që ka kryer analizat, ka përdorur metoda jostandarde për verifikimin e arsenit dhe se rezultatet janë ndryshe nga ato që dolën në fillim të vitit, nga Instituti i shëndetit publik.


Nga ana tjetër, OJQ ”Arsena” hedh poshtë akuzat e kryetarit Frangov. Sipas tyre, analizat e Selanikut janë kryer sipas standardeve evropiane dhe kanë treguar se në ujin e Gjevgjelisë ka prani edhe të vanadiumit./Telegrafi/