LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë kërkimet për personat e humbur pas shembjes së akullnajës në alpet italiane

Vazhdojnë kërkimet për personat e humbur pas shembjes së akullnajës në alpet italiane

Pesëmbëdhjetë alpinistë mund të jenë të zhdukur, thanë autoritetet, pas ‘shembjes’ së akullit, borës dhe shkëmbinjve në shtegun atraktiv në malin Marmolada të Dolomiteve.

Kërkimi për të mbijetuar pas kolapsit të akullnajës në të cilën të paktën gjashtë persona humbën jetën ka vazhduar në rajonin e Dolomiteve në Itali.


Autoritetet besojnë se rreth 15 persona vijojnë të jenë të zhdukur pasi që një copë e madhe e akullnajës së alpeve u thye gjatë pasdites të së dielës, dhe përplasi alpinistët me akull, borë dhe shkëmbinj në shtegun atraktiv të majës Marmolada. Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti, transmeton Telegrafi.

​Të paktën pesë të vdekur dhe disa të lënduar në Alpet italiane - momenti kur akullnaja shkëputet dhe zbret në luginë
Lexo po ashtu ​Të paktën pesë të vdekur dhe disa të lënduar në Alpet italiane - momenti kur akullnaja shkëputet dhe zbret në luginë

Zëdhënësja e shërbimeve emergjente Michela Canova, për AFP tha se numri i përgjithshëm i alpinistëve të përfshirë në aksident mbetet i panjohur për shkak se akullnaja goditi shtegun hyrës në një kohë kur shumë njerëz gjendeshin aty, disa nga të cilët akullnaja “i mori me vete”.

Ajo nuk dha ndonjë informatë në lidhje me viktimat, por që mediat italiane raportuan se në mesin e tyre kishte viktima edhe nga kombësitë të tjera.

Gjatë mbrëmjes Trupat Kombëtare për Shpëtim në Alpe dhe Shpella, e postuan në Twitter një numër në të cilin mund të thërrasin familjarët ose miqtë e atyre që nuk janë kthyer nga udhëtimi i mundshëm tek akullnaja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori