LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë edhe sot protestat në Maqedoni kundër shtrejtimit të energjisë elektrike

Vazhdojnë edhe sot protestat në Maqedoni kundër shtrejtimit të energjisë elektrike

Edhe sot do të vazhdojnë protestat kundër rrymës elektrike në Maqedoninë e Veriut. Nëpër disa qytete kanë paralajmëruar protesta, tashmë të organizuara nga një këshill i përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tetova, Kumanova, Gostivari, Shkupi dhe Uskana kanë paralajmëruar protesta nga ora 19:00 nëpër sheshet e qyteteve.

Tashmë ka kaluar afati i dhënë nga organizatorët e protestave drejtuar Qeverisë, Kuvendit, KRRE-se, ELEMI-t, EVN-së dhe institucioneve tjera lidhur me shtrenjtimin e rrymës elektrike për 7.4% nga KRRE.


Arijanit Xhaferi nga këshilli i protestave ka thënë se kanë informacione se përgatiten skenare për të njollosur qëllimin e protestave.
“Nga burime të brendshme në këto kompani energjetike na vijnë informata se përgatisin skenarë që të humbet besimi i njerëzve në këshillin organizues. Një nga skenarët që ata duan të na atribuojnë është djegia e nënstacioneve në disa qytete të vendit”.

“Kjo bëhet me qëllim që të defokusohet qëllimi ynë i pastër dhe të shkaktohet pakënaqësi te njerëzit nga nisma. Por duhet ta dinë se këto skenarë nuk do të “pinë ujë” te njerëzit, ata bëjnë përpjekje të paraqesin një realitet tjetër të imagjinuar nga ajo që qytetarët e dinë, ndërsa ato janë fakturat e larta nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, theksoi Arijanit Xhaferi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori