LAJMI I FUNDIT:

Vata: Për shkak të TikTok kemi dy vetëvrasje në Shqipëri, kemi bërë kërkesë në AMA që të mbyllet

Vata: Për shkak të TikTok kemi dy vetëvrasje në Shqipëri, kemi bërë kërkesë në AMA që të mbyllet

Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vata thotë se TikTok është i dëmshëm, sidomos për adoleshentët, pasi sipas tij, në këtë aplikacion promovohet gjuha e dhunës dhe urrejtjes.

Vata u shpreh për shkak të këtij aplikacioni në Shqipëri janë kryer dy vetëvrasje.


Ndër të tjera, Vata nënvizoi se një vit më parë, është bërë kërkesë në Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) për mbylljen e TikTok, por nuk u dha asnjë përgjigje.

“TikToku, për mua është një ndër shqetësimet më serioze. Mua personalisht, gjatë eksperiencës sime të punës, me rastet që jam ndeshur te linja e këshillimit për fëmijë, unë kam qenë gjithë kohës në situatë alarmi, për aktualitetin që ndodhte, për tipologjinë e rasteve që ndodhin, për gjuhën e dhunës, urrejtjes, për nivelin e agresivitetit, për nivelin e diskriminimit, bullizmit, për të gjitha llojet e niveleve të dhunës, për adoleshentë dhe të rritur”, tha ai në emisionin “Review” në Euronews Albania.

“Të gjitha ndodhin në TikTok. Në Shqipëri, për shkak të TikTok ke dy raste vetëvrasje adoleshentësh. Ne kemi bërë kërkesë, që Tik Tok të mbyllej në Shqipëri, para një viti më parë, te AMA”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori