Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, në emisionin e sotëm “10 Minuta” tha se kushtet në burgun e Ohrit janë të këqija, ndërsa Avokati i Popullit është i shqetësuar për atë se a munden fëmijët që ndodhen atje, të risocializohen. Ajo deklaroi se në burgun e Ohrit aktualisht po qëndrojnë 28 fëmijë, ndërsa psikologët dhe rojtarët të cilët në të njëjtën kohë janë edhe në rolin e profesorëve, fëmijëve që janë duke vuajtur masën edukuese- korrektuese, u ofrojnë kujdesin mjekësor.

„Gjëja më e keqe që e vërejmë është se 15 fëmijëve u jepet diazepam me dozë ditore nga gjysmë deri njëzetë miligramë. Gjithashtu, Drejtoria, pas kërkesës së Organizatave Qytetare, edhe pse bëhet fjalë për një grup homogjen të burrave dhe disa prej tyre janë abuzues seksualë, u japin prezervativë. Nga bisedat me fëmijët, konfirmuam se ata abuzues i përdorin prezervativët”, theksoi Vaska Bajramovska – Mustafa, Zëvendëse e Avokatit të Popullit. /Telegrafi/