Vashat e Kosovës U16 mposhten nga Shqipëria

Ekipi i femrave të Kosovës U-16 pësoi nga Shqipëria në ndeshjen e parë të FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C, me rezultat 43:60 (10:18, 14:15, 13:11, 6:16), takim që u zhvillua në Pejë.
Çereku i parë foli më mirë për mysafiret, të cilat e mbyllën atë me epërsi 10:18. Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, me rezultatin 14:15 në favor të Shqipërisë.
Në periodën e tretë, Kosova u rikthye dhe arriti ta fitojë atë me rezultat 13:11.
Megjithatë, në çerekun e fundit, përkundër përpjekjeve për rikthim, Kosova nuk ia doli. Shqipëria u mbrojt mirë dhe dominoi këtë periudhë me shifrat 6:16, duke siguruar fitoren me rezultat të përgjithshëm 43:60.
Te Kosova u dalluan Anila Fazliu me 14 pikë dhe Bora Mullabazi me 8 pikë.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































