LAJMI I FUNDIT:

Vasfije Krasniqi-Goodman: Zëri im do të jehoj gjithandej për të vërtetën e madhe

Vasfije Krasniqi-Goodman: Zëri im do të jehoj gjithandej për të vërtetën e madhe

Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, ka bërë edhe një reagim pas publikimit të një fotografive nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

Brovina pretendonte se fotografia është e shkrepur gjatë luftës në Kosovë, e që më pas vetë deputetja kërkoi falje publike për shqetësim e shkaktuar në opinion, pasi që është mashtruar nga dikush për fotografitë sepse ato nuk i përkasin periudhës së luftës në Kosovë.

Aktivistja Krasniqi-Goodman  ka thënë drejtësia një ditë do të triumfoj, dhe që nuk duhet dorëzuar asnjëherë, transmeton Telegrafi.


Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë

Shkrimi i plotë:

“Motra e Vëllezër të dashtun ju që e patet fatin e njëjte me mua, fat që tashmë jetën tonë po e rendon, edhe ju vendas të mi nga Kosova, dua të ju them dhe të ju siguroj që zëri im do të jehoj gjithandej për të vërtetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo në forma tjera sepse një ditë drejtësia do të triumfoj. Përderisa ne kërkojm drejtësi nga institucionet tona, ata duhet të gjejnë mundësi për të ardhur deri tek drejtësia, sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë, gjërat duhet bërë pavarësisht pengesave. Bëjeni për viktimat.

Unë Buqja e juaja ju përshëndes pa fund.

#drejtësipërtëgjithë
KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims
OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave te Grave”-Drenas
Drejtësi Për Të Gjithë
Medica Gjakova
Medica Kosova”, ka shkruar ajo në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori