Varroset Burim Havolli, shqiptari që vdiq tragjikisht në Brooklyn

Është varrosur Burim Havolli, shqiptari që ndërroi jetë tragjikisht në Brooklyn.
Burim Havolli, shqiptari 41-vjeçar që para disa ditësh humbi jetën në Brooklyn të New Yorkut, është varrosur sot në Llapashticë të Epërme.
Ceremonia mortore është mbajtur në praninë e mijëra qytetarëve, ndërsa arkivoli ishte mbuluar me flamurin kuqezi dhe atë amerikan, raporton Klankosova.tv.
Havolli punonte si mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn.
Ai ishte gjetur me një lëndim në kokë, pasi dyshohej se ishte konfrontuar me një person që po tentonte të vidhte pakot e banorëve të ndërtesës.
Megjithatë, sipas CBS News, autopsia ka zbuluar se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor.
Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka konfirmuar se në rastin e Havollit nuk janë konstatuar elemente penale.



















































