Përveç zgjidhjes së fatit të të zhdukurve, varrezat masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës ne Kosovë, të gjetura në Serbi, janë edhe çështje e ballafaqimit me të kaluarën dhe vendosjes së drejtësisë.
Më shumë se 20 vjet nga zbulimi i varrezave të para masive në Serbi ende nuk ka përparim në hetimin dhe përballjen me të vërtetën për këtë ngjarje tragjike. Deri sa institucionet e Serbisë tregojnë se janë duke bere gjithçka qe te hulumtohen lokacione te dyshuara, dhe trupat e gjetura te dorëzohen familjareve, prokuroria nuk arrin te jep asnjë përfundim.
Velko Odalloviq, Kryetari i Komisionit te Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, thotë për RTK-në se gërmimet ne te gjitha lokacione te dyshuara po kryhen me urdhër të Prokurorisë Serbe për Krime Lufte, dhe ne baze te kërkesave te Prishtinës. Sipas tij, pas zbulimin e mbetjeve mortore, ato identifikohen dhe më pas u dorëzohen familjarëve.
“Deri më tani, 917 trupa janë gjetur në varreza masive në Batajnicë, Petrovo Sello, Peruqac, Rudnica dhe Kizhevak, të cilat të gjitha janë identifikuar dhe dorëzuar familjeve. Janë kontrolluar edhe dhjetëra lokacione të tjera si varreza masive të mundshme dhe në këtë moment nuk kemi më asnjë kërkesë nga delegacioni i Prishtinës për të cilat nuk kemi vepruar, përfshirë Shtaval si lokacion të fundit”, tha Odalloviq.
Odalloviq deklaroi se Beogradi i ka përmbushur obligimet e veta duke vepruar sipas kërkesave të delegacionit të Prishtinës.
“Asnjë organ kompetent në Serbi, prokuroria, policia, Ministria e Drejtësisë, kushdo që ka juridiksion në këtë drejtim, nuk na ka penguar me asnjë veprim që të bëjmë kontrolle të tilla. Ne patëm mbështetjen për këtë problem kaq humanitar dhe shumë të ndjeshëm”, tha Odalloviq.
Edhe pse zyrtarët thonë se institucionet serbe nuk po i bllokojnë kërkimet, drejtësia stagnon. Ivana Zhaniq, Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare ne Serbi, ka deklaruar për RTK-në se në lidhje me varrezat masive ende nuk ka ndonjë reagim nga prokuroria.
“Nuk reagohet në formë të aktakuzës ndaj përgjegjës për vrasjen e atyre personave, apo atyre që kanë marrë pjesë në fshehjen e kufomave në territorin e Serbisë. Momenti i rëndësishme kur u desh të reagohej, me hetime dhe me akuza, ishte pas zbulimit të varrezën masive në Batajnicë”, tha Zhaniq.
Edhe pse prokuroria për krime lufte e miraton gërmimin e varrezave masive, pa ndonjë epilog gjyqësor e vërteta e plotë nuk do të zbulohet. Kjo është çështje humanitare por edhe e drejtësisë, tha Zhaniq.
“Do të ishte mirë që prokuroria të ndryshon qasjen e saj. Përveç identifikimit dhe dorëzimit të trupave tek familjaret, të arrihet drejtësia penale, si janë vrarë këta persona, kush është përgjegjës, por edhe kush është përgjegjës per varrosjen e tyre në varrezat masive në Serbi për 20 vjet”, tha ajo.
Për momentin edhe 1620 persona në Kosovë konsiderohen si të zhdukur. Së fundmi, presidenti i Serbise Alleksandar Vuçiq duke folur ne GLOBSEC forum ne Bratisllavë, tha se beson se “të dyja palët nuk janë larg nga mundësia e arritjes së marrëveshjes për personat e zhdukur dhe energjinë”. Mirëpo, detaje të tjera nuk dihen.
Sipas Odalloviqit, delegacionet që punojnë për këtë çështje në Bruksel janë në fazën e vazhdimit te negociatave dhe harmonizimit.
“Na duhet një erë e re në shpinë, fola edhe në Bruksel që Komisioni Evropian të na ndihmojë ta largojmë këtë çështje nga skena politike, duke vepruar sipas kërkesave të Beogradit apo Prishtinës dhe duke e kthyer atë në kornizën civilizuese, humanitare. Sepse këtë ia kemi borxh familjeve tona, qe po na shikojnë dhe kërkojnë rezultate”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, sipas Odalloviqit, Beogradi ka kërkesat ndaj Prishtinës. Pala serbe i ka dorëzuar palës kosovare kërkesat për të kontrolluar nëntë lokacione ne Kosove, tha ai duke shtuar se “ato kërkesat janë akoma në tryezë në Prishtinë për më shumë se një vit”, raporton televizioni publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Geer: Të zbatohen rekomandimet e OLAF, paratë për “Erasmus Plus” do të jenë të disponueshme
Intervistë me Dr. Nikolla Hristov, kirurg kardiovaskular në Klinikën Zhan Mitrev
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia