LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Negociatat me Shkupin dhe Tiranën të fillojnë në pranverë

Varhelyi: Negociatat me Shkupin dhe Tiranën të fillojnë në pranverë

Komisari për zgjerim Oliver Varhelyi tha se negociatat aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në pranverë. Deklaratën e dha pasi që arrit në mbledhjen e Këshillit të BE-së në nivel të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel.

Varhelyi tha se ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian janë takuat me diplomatët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria para mbledhjes së Samitit të BE-së në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Debati ishte inkurajues. Siç duket do të mund të shkojmë përpara dhe ta rregullojmë gabimin e bërë në tetor. Duhet t’i fillojmë bisedimet për aderim me dy shtetet në pranverë”, tha Varhelyi.


Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për fillim të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.

Franca kushtëzoi hapa të mëtutjeshëm në procesin e aderimit në BE, me reforma në vetë procesin.

Komisioni i ri Evropian duhet të dalë me propozim për metodologjinë e re për procesin aderues deri në fund të janarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori