LAJMI I FUNDIT:

Varfëria fillon në kokë: Qe përse do të mbeteni humbës i përjetshëm!

Varfëria fillon në kokë: Qe përse do të mbeteni humbës i përjetshëm!

Çfarë i dallon humbësit e përjetshëm, pra njerëzit e varfër të cilët nuk mund të arrijnë sukses në asgjë, nga ata të cilët kanë arritur të fitojnë dhe të arrijnë diç në jetë me talentin dhe mundin e tyre

Kjo pyetje i intrigon edhe shkencëtarët, të cilët kanë bërë studimin e sjelljeve dhe mendimeve mbi “humbësit” dhe kanë arritur të gjejnë “shabllonë” të caktuar.

Varfëria fillon me mendimet dhe bindjet, dhe mu ky është dallimi kyç midis njërit të varfër dhe njeriut të pasur. Kjo është sindroma e quajtur e varfërisë, transmeton Telegrafi.

Ankesat e vazhdueshme

Njerëzit e varfër vazhdimisht vajtojnë dhe ankohen, ndërsa këtë gjë edhe vetë nuk e vërejnë. Nuk ankohen vetëm për mungesë parash, por për çdo gjë.

Çfarëdo bisede të filloni me njeriun e këtillë, do të përfundojë me vajtim – në kohën, në shëndetin, në autobusin, në lidhjen, në fëmijërinë e vështirë, në padrejtësinë…

Sjellja e këtillë shpejt fillon të irritojë ambientin dhe kështu njerëzit, të cilët mbase do të mund t’ju ndihmojnë që situata të ndryshojë, largohen nga ju.

Arsyetimet dhe justifikimet

Humbësit gjithmonë kanë arsyetim për dembelinë e tyre apo aftësinë që të bëjnë diçka. Për shembull, nuk dini të vizatoni, kurrë vërtet as që keni provuar.

Humbësi nuk do të thotë “urrej ta bëj atë” apo “kurrë nuk kam provuar”, por do të thotë që nuk ka talent, që prindërit nuk e kanë mësuar, që jeta është e vështirë, që nuk ka pasur para për lapsa, është detyruar të punojë, ndërkaq tani nuk mund të mësojë sepse nuk ka kohë, ndërkaq prindërit nuk ua kanë mësuar atë shprehi…

Sidoqoftë, poenta është që ai vetë assesi nuk është fajtori.

Minimizon mundin dhe punën e tjetrit

Ata i shohin njerëzit e suksesshëm, mirëpo praktikisht i përjetojnë si të lindur të suksesshëm. Humbësit gjithmonë përpiqen të përbuzin punën dhe mundin e të tjerëve, ndërkaq thonë që puna e tyre nuk është vërejtur apo nuk është vlerësuar mjaftueshëm. Xhelozojnë rezultatet, por nuk shohin mundin dhe vetëmohimin që pas tij qëndrojnë.

Për humbësit të gjithë njerëzit e pasur janë dinakë, të cilët përdorin mashtrime. Çdo gjë do të bëjnë, përveç asaj gjëje që është e vetmja që jep rezultate të mira – pak vetëkontroll, shumë punë dhe vetëbesim. Me këto edhe suksesi, edhe paratë sigurisht që do të vinin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori