LAJMI I FUNDIT:

Varfëria e skajshme në Bangladesh detyron fëmijët të rrezikojnë jetën e tyre duke kërkuar gjëra “me vlerë” mes mbeturinave që po digjeshin

Varfëria e skajshme në Bangladesh detyron fëmijët të rrezikojnë jetën e tyre duke kërkuar gjëra “me vlerë” mes mbeturinave që po digjeshin

Fëmijët me guxim hidhen nëpër grumbuj mbeturinash duke u djegur për të gjetur artikuj për të shitur në Bangladesh.

Të rinjtë shumë të varfër, disa si 12-vjeçar, mund të shihen duke kërkuar gjëra të vlefshme në një zonë mbeturinash që përfshin 40 hektarë, gjëra që ata kërkojnë t’i shesin më vonë që të sigurojnë ushqime.

Ata grumbullojnë sende që nuk janë djegur akoma me shpresën se më vonë mund të shiten në një treg.

Ata mbledhin plastikë, sende metalike, çanta, lodra, letër dhe pajisje mjekësore të hedhura në mbeturina.

Fëmijët arrijnë të fitojnë vetëm 3 deri 6 euro çdo ditë, pavarësisht orëve të shumta që qëndrojnë aty te mbeturinat e ngurta.

Fotografi Azim Khan Ronnie kapi fotografitë pasi gjeti fëmijët duke punuar në pjesën e sipërme të mbeturinave.
32-vjeçari, nga Dhaka, Bangladesh, tha se ishte i befasuar se sa ‘energjikë dhe të lumtur’ u shfaqën shumë nga fëmijët ndërsa arritën të gjejnë argëtim në punën e tyre të vështirë.

Ai shtoi se ata kërkojnë materiale si plastike dhe metal, dhe lodra, të cilat kanë vlerë në tregje.

‘Është shumë e rrezikshme për fëmijët sepse çdo lloj mbeturinash hidhet këtu. Mbetjet mjekësore janë më të rrezikshmet për fëmijët.Ata i mbledhin këto gjëra dhe i shesin për para. Fëmijët gjithashtu po luanin në malin e mbeturinave. Jam ndjerë tmerrshëm duke bërë këto fotografi. Ishte shumë keq, vend i ndyrë dhe me erë të keqe dhe është një jetë e mjerueshme për këta fëmijë”, fotografi Azim Khan Ronni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori