Rrëfenjë turke
Përktheu: Bajram Karabolli
Sulltani pa një ëndërr sikur i kishin rënë të gjithë dhëmbët. Kur u zgjua dha urdhër t´i sillnin një dijetar që t´i shpjegonte ëndrrën.
– Ç´fatkeqësi, Madhëri! – gati klithi dijetari. – Çdo dhëmb i rënë është një i afërm Juaji që ikën nga kjo botë.
– Ç´paturpësi! – bërtiti sulltani gjithë zemërim. – Si guxon të më thuash gjëra të tilla? Shporru këtej!
Thirri rojet dhe i urdhëroi ta fshikullonin një qind herë me kamxhik.
Lexo po ashtu:
– Tiran apo guvernator?
– Beu i pasur dhe rapsodi i varfër
Më vonë urdhëroi që t´i sillnin një dijetar tjetër dhe i tregoi ëndrrën që kishte parë. Ky, pasi e dëgjoi sulltanin me vëmendje, i tha:
– Shkëlqesi, Zoti ka ruajtur për Ju një lumturi të madhe. Ëndrra që keni parë tregon se Ju do të rroni më shumë se gjithë të afërmit Tuaj, pra, do të jetoni edhe pasi ata që ju rrethojnë nuk do të jenë më.
Sulltanit i qeshi nuri. I gëzuar sa s´ka më, urdhëroi që t´i jepnin dijetarit një qind monedha ari. Kur ky doli nga pallati, një nga oborrtarët, gjithë admirim, i tha:
– Sa interesante! Shpjegimi që i bëre ti ëndrrës ishte i njëjtë me atë të dijetarit të parë. Nuk e kuptova pse atë e pagoi me njëqind kamxhikë, ndërsa ty me njëqind monedha ari.
– Mos harro, miku im, – iu përgjigj dijetari i dytë, – se gjithçka varet nga forma apo mënyra si e thua. Një nga sfidat e mëdha të njerëzimit është të mësojë se si të komunikojë … Nga mënyra e të komunikuarit, shpesh herë varet lumturia apo fatkeqësia, paqja apo lufta. Që e vërteta duhet thënë kurdoherë, kjo s´ka dyshim, por mënyra si e thua është ajo që në disa raste shkakton probleme të mëdha. Kësisoj, e vërteta mund të krahasohet me një gurë të çmuar. Në qoftë se këtë gur të çmuar ia përplasim dikujt në fytyrë, mund ta plagosim, por në qoftë se e kemi futur në një kutizë të bukur dhe ia ofrojmë gjithë mirësjellje e delikatesë, ai do të lumturohet e do ta pranojë gjithë kënaqësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëManastiri i Deçanit, ku ruhet shandani i dhuruar nga Skënderbeu
Citatet më të “zgjuara” të Alan Fordit: Mos i beso gruas që gënjen!

“National Geographic”, më 1980: Shqipëria, e vetme përballë botës

Konferenca e tmerrit e Tiranës e vitit 1956

Kur shkrimi i dorës zbërthen karakterin

PasiQË-izmi: Nga parazitët gjuhësorë të serbishtes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler