LAJMI I FUNDIT:

Varësia nga porno, historia e të riut nga Saranda: Filloja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit (Video)

Varësia nga porno, historia e të riut nga Saranda: Filloja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit (Video)

Ai nuk e tregon fytyrën për shkak se i vjen turp nga opinioni. Por 19-vjeçari nga Saranda, i cili tani studion në Tiranë, është i gatshëm të ndajë problemin e tij, varësinë e tij nga porno, që e bëri të bjerë nga mësimet dhe nga shëndeti.

“Nisja nga ora 7 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. E vetmja arsye që ndaloja është se lindte dielli dhe më duhej të shkoja në shkollë”, shprehet adoleshenti.


Varësia nga seksi është me e theksuar tek meshkujt se tek femrat. Por problemi rëndohet, pasi për shkak të rritjes së përdorimit të internetit nga të miturit.

“Kam provuar të kryej marrëdhënie me bashkëmoshatarët e mia, por nuk ndjeja asgjë gjatë këtyre marrëdhënieve. Unë vetë nuk ndjeja asnjë lloj emocioni, ndërkohë që kryeja këto akte”, shprehet adoleshenti. “Unë trajtoj aktualisht 3 adoleshente dhe 5 te rritur…”, thotë Besarta Taçi, Psiko-seksologe.

Shifrat thonë se 10 për qind e njerëzve që klikojnë platformat pornografike në botë janë nga 13, deri në 17 vjeç. Psikologet thonë se ndryshe nga sa perceptohet, varësia nga seksi është një patologji, pra sëmundje, transmeton topchannel.

“Ata përjetojnë dhimbje, përjetojnë depresion, vijnë këtu dhe kanë nevojë për suport farmaceutik”, sqaron Besarta Taçi.

Sidomos në moshat e vogla dhe të reja, rol kyç kanë prindërit. Janë ata që duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh me fëmijët e tyre. “Prindërit e mi filluan ta vërenin rënien time, lodhjen dhe faktin që rrija i izoluar në shtëpi, nuk dilja. Vendosën të konsultoheshin me një psikoterapiste dhe e kuptuan sëmundjen time”, thotë ai.

Lojërat e fatit, alkooli janë probleme që shkaktojnë edhe plagë të rënda sociale, ndaj ndoshta zënë më shumë vend në lajme. Por ndërkohe varësia nga seksi është klasifikuar si çrregullim mendor dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i personave te varur nga seksi në botë po rritet me 7-8 për qind çdo vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori