Mirë për neve, keq për ata. Keq për neve, mirë për ata. Mirë për të gjithë, apo për askënd?
Po bie perdja e aktit të radhës së dramës në veri të vendit.
Lajçaku i Brukselit dhe Escobari i Amerikës e bënë punën e tyre.
Me shpresën se do t’i shkrepte strategjia e bllokimit të rrugëve në veri, në ditën e vendosjes së reciprocitetit për targat Vuçiqi pati refuzuar propozimin e Kurtit, që çështja të zgjidhej në Bruksel.
Kësaj radhe, presidenti serb ia huqi në llogarinë e tij pasuese të politikës dhe projekteve të “Kasapit të Ballkanit”.
Nuk i bënë punë barrikadat, as provokimet e serbëve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës e as “teatri” me tanke, helikopterë e aeroplanë pranë kufirit me Kosovën.
Pasi u tha se përjetoi makthe në gati dy javë pa gjumë, duke parë se po i dështon skenari për provokimin e situatave të dhunës në veri, Vuçiqi kërkoi instruksionet nga vëllai i madh në Moskë dhe sivëllai në Pekin. Dhe, sakaq u bë pishman.
E pranoi se për dalje nga situata, të cilën e krijoi vet, adresë ishte Brukseli.
Përfundoi edhe “teatri” i Vulinit afër kufirit me Kosovën, demonstrim force ky që, përveç se ngrohu zemrat e serbëve pranë kamionëve që bllokonin rrugën, nuk frikësoi askënd.
Argatët e projektit të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, të shtunën (më 2 tetor) do t’i heqin çadrat nga veriu, pasi t’i kenë parë pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës duke u kthyer në Prishtinë.
Policisë së Kosovës bravo i qoftë që për asnjë moment nuk ra pre e provokimeve të rënda të serbëve, që kishin për detyrë të nxisnin dhunën në veri.
E, nga taborët andej e këndej kufirit, lëvdata, vetëlavdata e kritika për marrëveshjen e (si)reciprocitetit
Pushteti në Kosovë: Po fillon epoka kur Serbia do të mësohet me reciprocitet.
Pushteti në Serbi: Triumfuam ne, sepse e larguam ROSU-n nga veriu. Automjetet me targa serbe do të lëvizin lirshëm në veri.
Opozita në Kosovë: Është kthim prapa. Qeveria u dorëzua përballë bandave kriminale në Serbi.
Se do të kishte reagime të tilla në Kosovë, pas marrëveshjes së të enjtes, e tha menjëherë edhe Vuçiqi: “Do të shihni reagimet në Prishtinë. Për gjysmë ore, një orë, ata do të akuzojnë njëri-tjetrin”.
Ishte e pritshme që pas kësaj marrëveshje të reagojë Dardan Molliqaj me PSD-në e tij. Ata i “stolistën” veturat qeveritare me “stickers”-a (letra ngjitëse), imitim i targave serbe. Por, kësaj radhe policia u tregua tolerante. As i rrahu, as i arrestoi.
Nejse.
Normale të ketë vërejtje dhe mospajtime për një marrëveshje që nuk mund t’i kënaq të gjithë.
Marrëveshjen për targat e cila shtensionon situatën në veri të Kosovës, e përshëndetën ShBA-ja dhe BE-ja.
Por, dilema mbetet.
A është marrëveshja e së enjtes vërtetë reciprocitet nëse në targat e automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë – në veri të vendit – do të mbulohen vetëm simbolet shtetërore dhe akronimet “RKS” dhe “RS”, por jo edhe akronimet e targave paralele që lëshohen në Serbi, për qytetet e Kosovës “PR” (Prishtinë), “KM” (Kosovska Mitrovica), “UR” (Uroševac) për Ferizajn …
A do të thotë kjo se pala kosovare u pajtua që veriu të trajtohet si territor me një status të veçantë, e që si synim përfundimtar të jetësohet projekti i Vuçiqit për bashkëngjitje Serbisë?
Sidoqoftë, në ditën kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës do të tërhiqet nga veriu, për t’ia lënë në dorë ushtarëve të KFOR-it që të përkujdesen për sigurinë e lëvizjes në veri, prapa vetes nuk do të lënë barrikadat, as protestuesit serbë.
Atje, përgjatë rrugës, do të mbeten flamujt e shtetit serb dhe Putini i ngjitur në teneqen e kabinës së një stacioni autobusësh.
Në ditën kur në Bruksel u arrit marrëveshja për targat, Serbia ia ktheu Kosovës eshtrat e nëntë shqiptarëve të vrarë 22 vjet më parë gjatë luftës në Kosovë.
“Stickers”-at mund t’i mbulojnë tabelat, por jo edhe krimet serbe e as dhimbjen e mijëra familjeve shqiptare në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova