LAJMI I FUNDIT:

VAR-i poli(e)tik: Diplomacia e vetëçnjohjes

VAR-i poli(e)tik: Diplomacia e vetëçnjohjes

Vaksina të skaduara. Ambasadorë të skaduar … Shumëçka e skaduar në këtë vend, përveç virusit që pamëshirshëm po vazhdon të marrë haraçin e papërgjegjësisë sonë institucionale e kolektive.

Në kohën kur të gjithë, pa përjashtim (pozitë e opozitë, kundërshtarë e aleatë politikë), do të duhej të fokusoheshim në luftën kundër virusit – kësaj zezone të madhe që na ka pllakosur – duhet të merremi edhe me diplomacinë tonë të dështuar.


Del një ish-ambasadore që këtë post e fitoi falë votës për Thaçin president – kur ishte deputete në Parlament – dhe e zbulon një “super skandal”. Thotë se ka diplomatë që nuk dinë të shkruajnë as një e-mail.

Zbulim se jo mahi.

Zonja ish-ambasadore, se ka diplomatë që nuk dinë të shkruajnë e-mail, kjo nuk është lajm. Sikurse nuk është lajm as fakti që diplomatët tanë nuk dinë ta flasin e shkruajnë gjuhën e vendit ku u dërguan të shërbejnë, e as anglishten, sepse shumë syresh nuk dinë të shkruajnë rrjedhshëm as në gjuhën e tyre amtare.

Fatkeqësisht, zonja ish-ambasadore, ata – kolegët tuaj diplomatë – janë imazhi ynë dhe i Kosovës nëpër shtete të ndryshme.

Imazhi që erdhi si rezultat pazareve me vota në Parlament. Votën për president po, por çmimi i saj ishte: terminale, dhurata e favore të tjera biznesore. Vëllezër e motra deputetësh u bënë ambasadorë e konsuj … E, pjesë e pazareve të tilla thuhet se ishit edhe ju zonja ish-ambasadore. Ashtu siç u emërove edhe u shkarkove.

Por, derisa ishe ambasadore, gjithçka ishte OK. Asnjëherë nuk e ngrite këtë shqetësim për diplomatët që s’dinë as një e-mail ta shkruajnë.

Dhe tash, kur “mu kall bishti, u kall dynjaja”.

Nejse.

Për ish-ambasadoren e shkarkuar nga ai që e kishte emëruar, shqetësim paraqet fakti se diplomatët s’dinë të shkruajnë e-maila dhe s’dinë gjuhë të huaj. Mirëpo, më shumë se kaq, shqetësuese duhet të jetë mungesa e ambasadorëve në shumë shtete në të cilat Kosova ka përfaqësi diplomatike.

Qoftë për shkak të skadimit të mandateve, qoftë për shkak të tërheqjes së tyre, Kosova ka mbetur pa ambasadorë në shume vende.

Një shtet normal dhe në kushte normale, para se t’iu skadojë mandati, ose kur shkarkohen diplomatët, gjen dhe emëron pasardhësit e tyre. Një shembull i freskët për neve që thirremi e betohemi në aleatin tonë të më të madh, Amerikën. Ka dy muaj që presidenti amerikan Joe Biden e ka nominuar ambasadorin e ri që do ta pasojë ambasadorin Kosnett, i cili vazhdon ta kryejë detyrën e tij në Kosovë.

Nga kabineti qeveritar, Ministria e Jashtme, kanë thënë se së shpejti do të ndodhë emërimi i ambasadorëve në përfaqësitë tona diplomatike në vende të ndryshme, atje ku aktualisht mungojnë.

Hipotetike: Një nga arsyet e vonesës mund të jetë edhe mos vaksinimi i ambasadorëve të ardhshëm. Ata s’mund t’i dërgojmë në vendet mike, siç i përcollëm bashkatdhetarët tanë në Perëndim me teste Covid negativ, të blera nëpër kioska e kthina të ndryshme. Rezultati i “testeve të pazarit” u pa shpejt. Shumë bashkatdhetarë përfunduan të shtrirë me oksigjeno-terapi nëpër spitalet e Zvicrës dhe vendeve të tjera.

Vetëmashtrues të pashembullt jemi.

Nejse. Ashtu si jemi edhe i kemi punët – e kemi shtetin.

T’i kthehemi diplomacisë dhe diplomatëve të munguar.

Urojmë që Presidentja, që e kemi tash, nuk ishte zgjedhur me kushtëzimin e votës së deputetëve, me poste ambasadorësh dhe t’i ketë duart e lira t’i dekretojë meritorët, sapo kabineti qeveritar t’ia dërgojë emrat.

Detyrë aspak e lehtë, të përzgjidhen gjithë ata diplomatë që do të jenë pasqyra e shtetit tonë në vendet ku do të na përfaqësojnë.

Sigurisht se edhe me rastin e emërimit dhe dekretimit të ambasadorëve do të ketë vërejtje dhe akuza nga opozita e shoqëria civile.

Opozita do të vazhdojë ta quajë Qeverinë Kurti, qeveri praktikantësh. Por, nuk kanë të drejtë. Nuk është qeveri praktikantësh, por praktikuesish. Kjo qeveri veç po përdor shumë nga modelet dhe praktikat e qeverive të deritashme. Shpejt e kanë kuptuar se pushteti, më shumë se privilegj, është përgjegjësi dhe obligim ndaj … vëllaznillakut, kushërinjve, baxhanakëve e dhëndurëve (aktivistëve po se po).

Prandaj, ecni more, emëroni ambasadorët!

Me rëndësi të jenë “ekspertë” – në këtë rast të diplomacisë – dhe mundësisht të dinë të shkruajnë e-maila. S’ka lidhje nëse s’i keni parë nipat qe 50 vjet, ose nëse nuk e keni ditë që ndonjë i nominuar për ambasador ishte motra, vëllai apo baxhanaku juaj. Veç kriteri “ekspert” le të respektohet, si deri tash.

Edhe diçka!

Shkrimtari, kritiku dhe gazetari amerikan Isaac Goldberg, thotë se “diplomacia bazohet në bërjen e gjësë më të keqe në mënyrën më të mire”. Ne kemi një kryediplomate që deri tani në çdo rast e bëri të kundërtën e kësaj që e thotë Goldberg.

Zonja Gërvalla, me gafat dhe huqjet e saj, është dëshmuar se është e padenjë për një post aq vital. Shefja e diplomacisë sonë, të enjten u lajmërua nga Gjermania, duke sqaruar se po qëndron e izoluar për shkak të infektimit me Covid, por fatmirësisht tha se është “shëndosh si molla”. Ministres i urojmë shëndet të plotë në vendin ku u zhvillua. Urojmë që postimi i saj i radhës të jetë dorëheqja e parevokueshme nga posti kryediplomates.

Nëse jo. Kryeministri Kurti ta shkarkojë sa më parë, kurse bashkudhëtarja e saj politike dhe bashkëpërfituesja nga Lista “GUXO”, presidentja Osmani, ta dekretojë për ambasadore të Kosovës në Berlin. Mbase kjo do të ishte formula që do të kënaqte të gjithë.

Mbetja bosh e ambasadave dhe përfaqësive tona diplomatike korrespondon me njëvjetorin e Marrëveshjes së Uashingtonit, pjesë i së cilës ishte edhe moratoriumi njëvjeçar i lobimit të Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësim në organizma ndërkombëtar, sikurse edhe moratoriumi i fushatës serbe për çnjohje të Kosovës.

Prandaj, z. Kryeministër dhe znj. Presidente, mos i leni ambasadat pa ambasadorë! Në të kundërtën, i bie se po bëjmë diplomaci të vetëçnjohjes.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori