LAJMI I FUNDIT:

Vanhoutte: OBRM-PDUKM-së të mos i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje, ndërsa Qeveria të mos i blej deputetët

Vanhoutte: OBRM-PDUKM-së të mos i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje, ndërsa Qeveria të mos i blej deputetët

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk mundet dhe nuk duhet të jenë opsion. Qeveria ka marr mandat nga qytetarët dhe punën e tyre ta kryejnë deri në fund, pa marr parasysh me vështirësitë që përballen, tha në intervistë për “Faktor”, Peter Vanhoutte, ish-ndërmjetësues i marrëveshjes së Përzhinos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkaku kryesor për rezultatin e referendumit është fakti se Lista Zgjedhore e votuesve ende është problematike. Për të pasur një regjistër efikas të votuesve, është e nevojshme të keni një regjistër funksional civil, për të cilin keni nevojë për një marrëveshje të qartë për emrat e rrugëve dhe numrin e shtëpisë për secilën komunë. Kjo do t’ju lejojë të dini se kush ku jeton atje në vendin e saktë. Pra, regjistri i votuesve mund të pastrohet vetëm nëse keni një regjistër funksional civil. Përveç kësaj, njerëzit që jetojnë jashtë vendit duhet të merren parasysh. Kjo ka të bëjë me detyrimin për të qëndruar në vend. Shumë prej tyre thjesht nuk e kanë këtë më shumë, ose thjesht tregojnë një vendbanim të rremë ku ata ose të afërmit e tyre kanë jetuar më parë. Unë besoj se ky sistem duhet të shqyrtohet tërësisht.

Në lidhje me votimin e dy të tretave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, ai tha se, kryeministri Zaev nuk duhet t’i blej deputetët por duhet t’i bind ato.


Ai gjithashtu tha se ekziston mundësia që marrëveshja e Prespës të mos ketë sukses, por se kjo do të jetë edhe përgjegjësia e Bashkimit Evropian, sepse Greqia është anëtare e BE-së dhe se marrëveshja është shumë e rëndësishme edhe për BE-në.

Ai gjithashtu shtoi se nëse në shumë vende, partitë siç është OBRM-PDUKM janë të liruara nga pjesëmarrja në zgjedhje përderisa nuk e zgjidhin kaosin e brendshëm brenda partisë. Një partie e cila në bazë nuk është demokratike nuk duhet t’i lejohet që të marr pjesë në asnjë proces demokratik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori