LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant: Nuk mund ta përballoj humbjen e tyre, do doja të mbaronte ky makth

Vanessa Bryant: Nuk mund ta përballoj humbjen e tyre, do doja të mbaronte ky makth

Kanë kaluar tashmë dy javë që kur basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ndërruan jetë tragjikisht në një përplasje me helikopter.

Megjithatë, Legjenda e NBA-së la pas vetes gruan e tij, Vanessan dhe tri vajzat e tjera: Natalia, Bianka dhe Capri.

Ndarja e papritur e tyre tronditi të gjithë, por më së shumti këtë po vazhdon ta vuajë bashkëshortja e tij.


https://www.instagram.com/p/B8UK5TmjmDp/

Në vazhdën e postimeve emocionale, ajo sot (e hënë) ka bërë një tjetër dedikim për bashkëshortin dhe vajzën duke sjellë disa nga momentet më të mira të tyre.

“Unë nuk kam qenë e gatshme t’i them ndjenjat e mija më fjalë. Truri im nuk e pranon që Kobe dhe Gigi janë larguar. Unë nuk mund t’i përballoj të dytë në të njejtën kohë. Është sikur unë jam duke u përpjekur ta përballojë ikjen e Kobe, por trupi im refuzon ta pranojë që Gigi im kurrë nuk do të kthehet tek unë. Kjo duket gabim. Pse duhet të jem në gjendje të zgjohem ditën tjetër kur vajza ime e vogël nuk është në gjendje ta ketë atë mundësi?! Jam shumë keq. Ajo kishte shumë jetë për të jetuar. Atëherë e kuptoj se duhet të jem e fortë për tri vajzat e mia”.

Tjetër postim emocionues i gruas së Bryant
Lexo po ashtu Tjetër postim emocionues i gruas së Bryant

“Keq që nuk jam me Kobe dhe Gigi, por mirënjohëse me Natalia, Bianka dhe Capri. E di se çfarë po ndjej është normale. Është pjesë e procesit të pikëllimit. Thjesht doja ta ndaja këtë rast nëse është dikush që ka pësuar humbje si kjo. Zot, do doja që ata të ishin këtu dhe të mbaronte ky makth. Lutem për të gjithë viktimat e asaj tragjedie të tmerrshme. Ju lutem vazhdoni të luteni për të gjithë”, ka shkruar ndër të tjerash Vanessa Bryant.

https://www.instagram.com/p/B8ZavYwDZ5y/

Ndryshe, legjenda e basketbollit ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, gjersa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori