Derbi mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit këtë herë i takoi Djajve të Kuq, por kjo sfidë vazhdon të komentohet jo vetëm për rezultatin.

Gjatë pjesës së dytë trajneri i vendasve Louis van Gaal, u ankua te gjyqtari i katër për referimin e dobët.


Me këtë rast holandezi u rrëzua në tokë, duke imituar lojtarët e Arsenalit, që sipas tij aktronin më shumë sa që duhej.

Gjithsesi në fund Van Gaal doli kokëlartë nga Old Trafford pasi arriti fitore ndaj Topçinjve me rezultat 3-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app