Van Gaal: Heoness më largoi nga Bayerni

“I vetmi në klub që më detyroi të largohem ishte Uli Hoeness, askush tjetër. Ja përse bashkëpunimi nuk është i mundur në të ardhmen. Nuk është mirë që një person të ketë gjithë fuqinë te një klub i madh si Bayerni. Për mua dhe punën time, Uli Hoeness nuk ishte i mirë”.
“Një trajner duhet t’i gjykojë lojtarët me stafin e tij sepse i shikon në zhveshtore dhe në fushë. Presidenti nuk mund t’i gjykojë sepse nuk e di se çfarë po ndodh dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është dashur të intervenonte. Presidenti mund të ndikojë te të gjithë, nga bordi deri te trajneri. Beckenbauer nuk u përzi në punët e huaja, por Hoeness tani po e bën me të madhe”, ka thënë Van Gaal./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































